Mediu bën thirrje : Të largohet me protesta sa më shpejt kjo qeveri e korruptuar, policia e shtetit ka harruar Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari republikan Fatmir Mediu ka kërkuar largimin e qeverisë “Rama” duke ftuar qytetarët në protesta.
Teksa dënon ndalimin e kryeredaktorit të Koha Jonë, Qamil Xhani, ai thotë se policia ka harruar Kushtetutën dhe ligjin.
Statusi i Fatmir Mediut:
?Marrja me forcë para derës se redaksisë së kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë”, Qamil Xhani, është akti i radhës i dhunës me të cilën Policia e Shtetit është duke vepruar, duke u kthyer në një vegël qorre të pushtetit.
?Shoqërimi në komisariat, goditjet gjatë rrugës, por edhe indiferenca e efektivëve dhe shefave ndaj spjegimeve të gazetarit Xhani, që po raportonte mbi protestën, spjegojnë më së miri se kjo trupë, nuk ka më asnjë lidhje me uniformën e nderuar të policit, ka harruar kushtetun dhe ligjin para të cilit është betuar, ka harruar dhe nëpërkëmbur qytetarin, nga i cili paguhet dhe të cilit duhet t’I shërbejë.
?Prangosja e gazetarëve, është ndër veprimet e fundit, të cilët i venë shkelmin demokracisë, I marrin frymën dhe I heqin zërin shoqërisë civile, duke e barazuar Shqipërinë me vendet diktatoriale.
?Njëkohësisht edhe një ndër aktet të cilat na bëjnë të reflektojmë për të kuptuar përgjegjësinë e largimit sa më shpejtë të këtij regjimi të korruptuar. Me protestë dhe me votë, kjo qeveri policore, duhet të largohet!