Mediu paralajmëron Bashën: Ka edhe 3 ditë kohë të ndajë mendjen; Koalicion me LSI, apo të djathtën tradicionale? Apo secili më vete

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, në një intervistë për report-tv thotë se PD dhe partitë tradicionale aleate të saj, Shehi, Duka, Dule e Ndoka, duke përfshirë dhe Mediun i kanë kërkuar Lulzim Bashës të ndajë mendjen se si do dalin për zgjedhje.

Siç la të kuptohet Fatmir Mediu I PR, këto parti tradicionale aleate të PD, nuk “e kanë me qejf” një koalicion me LSI.

Madje, Mediu tha se ka pasur dhe një takim me zonjën Kryemadhi të LSI. “Dhe ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë të dalë vetëm”,- tha Mediu në television.

“Partitë e vogla nuk janë hall i shtuar, por një burim votash, dhe i vetmi element pozitiv që ka opozita në këtë katrahurë është që PD ka aleatë shumë më tepër sesa ka PS. Dhe këta janë elementë pozitivë. Dhe po qe se PD garanton fitoren më vete, është e kota ta bëjmë këtë diskutim. Ndarja e copëtimi i opozitës që do Edi Rama, do i shërbejë interesave të tij. Nëse ka njerëz të vobektë të PD që thonë parti të vogla, kanë humbur konceptin dhe kanë hallin e vendit të tyre. Duhet parë vendi i shqiptarëve në një qeverisje ndryshe”,- tha Mediu.

Duke përmendur se ka edhe tre ditë kohë nga deklarimi i Lulzim Bashës për të përcaktuar sesi do të dali opozita në zgjedhje, ai tregon edhe variantet.

Ose do të dalin partitë më vete, ose do të ketë një koalicion të PD me partitë tradicionale (PR, PAA, LZHK e PBDNJ), ose të gjithë me një listë duke përfshirë edhe LSI.

“Të gjitha variantet duhen studiuar”,- shton Mediu në intervistë, duke lënë të kuptohet se nuk ka shumë kohë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT