Mesazhi i fortë i BE: Të ndalen kërcënimet dhe kanosjet ndaj gazetarëve, lejoni median të bëjë punën e saj

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të garantojnë kushtet e duhura që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi.

Përmes një reagimi në twitter, zyra e delegacionit të BE në Tiranë përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin.”, thuhet në reagim.

Gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nuk kanë munguar shoqërimet në polici as të gazetarëve që ishin në terren duke bërë punën e tyre./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT