Mesazhi i rremë që po shpërndahet në rrjet, reagon Policia: Asnjë efektiv i RENEAS nuk është larguar! (Si po tentohet të manipulohet me vrasjen e Klodian Rashës)

Prej disa orësh në rrjetet sociale po shpërndahet me shpejtësi një mesazh “i një efektivi të RENEAS” që ka dhënë dorëheqjen për shkak të vrasjes së Klodian Rashës.

Mirëpo, newsbomb.al mëson se ky mesazh nuk është i vërtetë. Sipas Policisë së Shtetit, të kontaktuar nga newsbomb.al, ky mesazh është i rremë dhe se asnjë efektiv i repartit RENEA nuk është larguar nag detyra.

Në mesazh pretendeohet se një efektiv i RENEAS me emrin Kastriot Meta ka dhënë dorëheqjen për shkak të vrasjes së Klodian Rashës, dhe për “të mos vrarë qytetarët e tij”.

Nuk dihet se nga cilët persona është krijuar ky mesazh, por shihet se qëllimi i tij është të manipulohet me vdekjen tragjike të një 25 vjeçari, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një efektiv i Shqiponjave, më 8 dhjetor.

Më poshtë, mesazhi që po shpërndahet në rrjet:

Sot dhash doreheqen pran Drejtorise Policore si punonjes RENEA.

Jam i lumtur qe u largova nga puna sepse djali Klodiani eshte biri im eshte biri i shqipetareve si mundet qe 1 polic te vrasi nje femije ku ai neser do u martonte. Jam tronditur shum dhe as mos ja pafsha dyert e policise me mir shites ambulant sesa 1 polic i urryer.

Shpreh ngushellimet e mia te familjes Rasha, qofshin te forte dhe te mbahen fort se kjo qe ndodhi dhe historia nuk do ja fali. Jam i lumtur qe dorezova postin si polic nuk jemi ne per te mbrojtur popullin po per ta vrare

I lutem drejtorit Ardi Veliu dhe Edi Rames te japin doreheqen menjehere se e katandisen popullin u mbushen varrezat me te rinj. Rrespekte jam i lumtur qe nuk jam pjes e kupoles vrasese

Screenshot_2.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT