Mësimi që duhet ta marrë Shqipëria: Prishtina dy presidente, Tirana asnjë

Niveli i ulët i përfaqësimit të grave në politikë dhe institucione, dinte të bëhej shpesh herë problematikë në vendet ku synohet barazia gjinore.

Megjithatë shteti i Kosovës, duket se qëndron mirë në këtë fushë, meqë me emërimin e Vjosa Osmanit si ushtruese e Detyrës së Presidentes së Kosovës, ajo bëhet e dyta grua në vend, e cila gëzon këtë post.

Ndërsa e para me postin President i Republikës së Kosovës, ishte Atifete Jahjaga, në vitet 2011-2016.

Dhe kjo tregon që në pak këto vjet shtetësi, ky është një rezultat i kënaqshëm në lëminë e përgjegjësisë së barabartë gjinore në Kosovë, nga i cili Shqipëria duhet të marrë mësim.

Kjo meqë krahasuar me Republikën e Shqipërisë, dhe rrugëtimin si shtet i pavarur shekullor, nuk ka pasur një president postin e së cilit do ta mbante një grua.

Ndërkohë shtetin e Kosovës tashmë për një vizitë zyrtare treditore, atje e përfaqëson Vjosa Osmani, gruaja e dytë në cilësinë e Presidentes.

Ajo sot u prit me nderime të larta shtetërore ku dhe pas takimeve me homologun e saj, Ilir Meta, mban adresim për gazetarë, ku vlerësuan lartë bashkëpunimin e të dyja vendeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT