Meta dekretoi gjyqtaren e 7-të të GJK, Yuri Kim: Merita dhe falenderime, por duhen 9 anëtarë, puna të vazhdojë në Vitin e Ri

Ambasadorja amaerikane Yuri Kim ka falenderuar presidentin e Republikës Ilir Meta, për dekretimin e gjyqtares së shtatë të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja.
Duke i dhënë merita Parlamentit dhe KED-së, Kim i kujton të gjitha institucioneve përgjegjëse që duhen 9 anëtarë që të kompletohet Gjykata Kushtetuese, ndaj i bën apel që puna të vijojë gjatë vitit 2021.
Reagimi i Yuri Kim
Faleminderit Presidenti Ilir Meta për dekretimin këtë mbrëmje të gjyqtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë, në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE-së dhe kërkesës së popullit shqiptar, Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë të mundur funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese përpara 31 dhjetorit 2020.
Presidenti, Parlamenti dhe KED meritojnë merita për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për të ushtruar detyrën, në mënyrë që populli shqiptar to jetë drejtësi të drejtë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së.