Meta garanton shqiptarët dhe kërcënon Ramën për ‘Detin’: Nuk lejoj të cenohet interesi kombëtar

Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të dy postimeve në “Facebook”, shkruan se për çështjen e detit, nuk do të lejojë cenim të Kushtetutës.

Meta thekson se nuk bën asnjë kompromis me të drejtat sovrane dhe interesin kombëtar të shqiptarëve.

“Garantoj çdo shqiptar: Për “Detin” nuk lejoj cenim të Kushtetutës, të drejtave sovrane dhe interesit kombëtar.”, shkruan presidenti.

Nga ana tjetër presidenti ka edhe një paralajmërim.

Kreu i shtetit nënvizon më tej se “Kush ka ngrënë një lugë çorbë të prishur për “Detin”, do mbajë përgjegjësi personale”.

Meta garanton shqiptarët dhe kërcënon Ramën për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT