Mjeku merr paralajmërim për pushim nga puna: Mbrëmë më thirrën në drejtori…

Ilir Allkja, mjek urgjence është një ndër të paktët punonjës të shëndetësisë që kritikon hapur prej fillimit të pandemisë mënyrën se si funksionon ky sistem.
Me herët i kanë bërë paralajmërim për largim nga puna, ndërsa këtë të enjte e kanë thirrur posaçërisht për këto qëndrime drejtues të QSUT. Ai pretendon se i kanë kërkuar sqarim për çdo deklaratë publike. Allkja e bëri pulbik këtë fakt në një status në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk e fsheh asnjë herë se punoj nën presion.
Postimi në Facebook
Nga turni i natës në zyrat e rilindjes! Mbrëmë isha 12 orë në punë. Nuk them asnjëherë se bëj heroizma, thjesht punoj në shërbim të njerëzve, dhe për këtë paguhem.
Nuk e fsheh prej disa muajsh punoj nën presion. Sot në mënyrë të përsëritur u thirra në drejtori , madje kësa radhe “… për rishikimin e marrëdhënieve të punës” dhe fillimi e mbarimi i bisedës ishte fjala ime në media.
Unë ritheksoj se do të jetoj si qytetar i lirë, i angazhuar në jetën social-politike dhe do të jem i përkushtuar ndaj profesionit e punës !