Mjeku Tritan Kalo uron për një vit më të mirë: Me shpresën se 2021 do na sjellë triumfin mbi COVID-19

Në këtë prag të ndërrimit të viteve, mjeku Tritan Kalo ka uruar për një vit më të mbarë e të gëzuar.

Me një shënim në facebook, ai thotë të harrojmë për pak çaste “vitin e mbrapshtë 2020” dhe të gëzojmë që i mbijetuam kësaj furtune.

Mjeku uron që 2021 të sjellë edhe triumfin mbi pandeminë e koronavrisuit, ndërsa e vë theksin te “5 mirësi të domosdoshme”: dashurinë, dëshirën, respektin mirënjohjen dhe besimin.

Postimi:

KOHË KOVIDIANE….30.12.2020….GËZUAR VITIN e RI 2021, të afërm, miq, kolegë dhe Bashkëkombas kudo që dallgët e jetës ju kanë shpënë….Të harrojmë për pak çaste vitin e prapshtë 2020 dhe befasinë e hidhur me të cilën ai na përballi, PANDEMINË e shkaktuar nga Sars-Cov2/Covid-19…Të gëzojmë që i mbijetuam kësaj fortune, me shpresën se viti i ri 2021 do të na sjellë më shumë mbarësi si dhe triumfin mbi këtë “flamë mbarëbotërore” ….2021 = 2 + 0 + 2 + 1 = 5….UROJ dhe shumë SHPRESOJ, që në këtë vit të shohim, të dëgjojmë e përjetojmë vetëm 5 (pesë) “mirësi” të domosdoshme për jetën tonë: 1- DASHURINË dhe jo distancimin, ftohtësinë, xhelozinë, urrejtjen mes nesh, 2- DËSHIRËN por edhe vullnetin për të jetuar punuar në paqë e harmoni me njëri-tjetrin, 3- RESPEKTIN për gjithkënd që përpiqet të na ofrojë dije, kulturë, shpresë e atdhedashuri, 4- MIRËNJOHJE të çdominutëshme për Mantelbardhët, infermieret, farmacistet, administratoret, koordinatoret, sanitaret, imazheristët, laborantet, barrelmbajtësit, shoferët, oksigjenistët e punonjësit e rendit, që po venë jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e të tjerëve, 5- BESIMIN se vetëm e vetëm duke mbështetur njëri-tjetrin, duke respektuar punën, përpjekjet e kontributet e gjithkujt nga ne, por jo të delezuar dhe të militantizuar verbërisht pas Partive, NE do të mundet më së fundmi të dalim nga “ky qerthull i Tranzicionit 30 vjeçar të Demon-kracisë Made in Albania”….Vetëm katër muaj na ndajnë nga 25 Prilli i 2021, kur me votën tonë ne DUHET ti japim peshën e duhur rolit të SOVRANIT në DEMOKRACINË reale, pa dasi sociale të thukta për një Ardhmëri sa më të Mbrothtë të Trojeve Arbërore….”VOX POPULI, VOX DEI”…..Together forever!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT