Muzeu Historik Kombëtar mbyllet përkohësisht, shkak dëmet gjatë protestës

Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, stafi i muzeut bën me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

“Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës “Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”- thuhet në njoftim. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT