Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Xhaçka: 36 kompani të interesuara për investimin

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se së shpejti në bazën ajrore të Kuçovës do të dëgjohen makineritë, për t’ia lënë vendin më pas zhurmës së munguar të avionëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se investimi në këtë bazë bazë ka tërhequr vëmendjen e 36 kompanive të huaja dhe shqiptare, të cilat u njohën në terren nga zyrtarët e NATO-s, me procedurat, dokumentacionin dhe sheshet e ndërtimit në bazë.

Pas përfundimit të procedurave do të nisin edhe punimet në këtë zonë.

“Së shpejti në bazën ajrore të Kuçovës do të dëgjohen makineritë, për t’ia lënë vendin më pas zhurmës së munguar të avionëve.

Investimi në këtë bazë ka tërhequr vëmendjen e 36 kompanive të huaja dhe shqiptare, të cilat u njohën në terren nga zyrtarët e NATO-s, me procedurat, dokumentacionin dhe sheshet e ndërtimit në bazë.

Punimet për ta kthyer bazën e Kuçovës në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pritet të nisin pas përfundimit të procedurave të zakonshme”,- shkruan Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT