“Nuk ia vlen të rrezikohet”- OBSH apel njerëzve: Qëndroni në shtëpi gjatë Krishtlindjeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), u ka bërë apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Kreu i Zyrës Rajonale për Europën thotë se “nuk ia vlen të rrezikohet”, pasi mund të infektoheni me Covid-19.
Hans Kluge, thotë se duhet të bëhet një sakrificë e fundit gjatë muajve të ardhshëm.
“Kur të shohim pas në këto kohëra të paprecedenta, shpresoj që të gjithë ne të ndjejmë që kemi vepruar në shërbim të njerëzimit për të mbrojtur ata në nevojë”, tha ai.