Organizoi protestën për të shkatërruar simbolin turk në Qafë-Mollë, Gjykata e Lezhës dënon me burg gazetarin nga Mirdita

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor, gazetarin Leon Molla si organizator të protestës së 31 dhjetorit 2017 ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digen e Hidrocentralit në Qafë Mollës në Mirditë.

Molla u dënua me 2 vite burg për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë.

Sipas dosjes hetimore, gazetari me vendbanim në Francë përmes nxitjeve dhe shkrimeve në rrjetet sociale i ka bërë thirrje banorëve të Mirditës që të mblidhen për të hequr flamurin Turk në Qafë-Mollë të Mirditës, duke nxitur gjuhen e urrejtjes.

Prokurori i çështjes, Arben Agovi kishte kërkuar 3 vite heqje lirie për Mollën, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.

Kompania kontraktore e ndërtimit të Hidrocentralit ishte turke dhe për këtë, piktoi një flamur turk në digën e saj. Por kjo nuk i ka pëlqyer mirditorëve, që e konsideronin këtë akt si “pushtim” dhe prishje të imazhit të qytetarisë së zonës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT