Pas një viti të lodhshëm, mjekët nga spitali urojnë shqiptarët për festat e fundvitit (VIDEO)

Në ditën e fundit të vitit 2020 ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe mjekët kanë uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri.
Në videon e publikuar nga Manastirliu shfaqen mjekët një nga një, teksa urojnë për një vit të mbarë dhe të shëndetshëm.
“Me urimet e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me virusin e rrezikshëm, që këtë vit të vështirë na kanë dhënë një shembull të pashoq sakrifice e devotshmërie, ju uroj të gjithë shqiptarëve, një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm,” shkruan Manastirliu krahas postimit të saj.