Pas ‘presioneve’ të shumta nga SHBA, Yuri Kim duartroket KED: Gjykata Kushtetuese, funksionale brenda javës

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e KED për të dërguar kandidatin për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që i takon Parlamentit.
Në një twitter të saj, ambasadorja amerikane tha se “Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për Gjykatën Kushtetuese funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”./GazetaShqip
Today, JAC completed evaluation & sent to Parliament the list of qualified candidates for Const Ct. This means ?? will have this week one of two judges necessary for functional CC. Once Presidency names its judge, CC will be functional. Thanks to all for taking urgent action! https://t.co/0sOgmotsjq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 14, 2020