PD ndryshon qëndrim: Koncesionet do tc ekzistojnë dhe në qeverinë tonë, por do të kontrollohen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur i bindur se PD do të jetë fituese në zgjedhjet parlamentare edhe nëse zgjedhjet do të zhvillohen nesër.
Në një intervistë për “Abc News” Bardhi tha se dhe në qeverisjen e tyre koncesionet do të ekzistojnë, por do të kontrollohen.
Bardhi shtoi se së shpejti do të bëhen publikë edhe emrat e tjerë të drejtuesve në qarqe.
“Nuk jemi vonë sepse strategjia dhe aksi i PD është i kalkuluar sipas afateve të qarta. Nisim fushatën atëherë kur duhet. Kryetari ka pasur takime me të rinjtë. PD është parti që funksionon në mënyrë permanente. Struktura e PD është gati për të shkuar nesër në zgjedhje dhe për të fituar.
“Se kush fle dhe kush punon e tregojnë rezultatet. Lulzim Basha kur la qenë në qeverisje ka një bilanc konkret. Në 7 vjet shqiptarët kan parë dështim. Edi Rama është dështim. Dështimi i tij është i pandreqshëm. Bën çdo ditë gallatë por nuk tregon një projekt.
“Ka tetë vite që Shqipëria është një projekt virtual. Nuk ka ndërtuar asnjë rrugë. Në 8 vite nuk ka një rrugë të re të ndërtuar nga Rama, ka vetëm PPP. Ne kemi një plan të qartë që çdo kontratë koncesioni do t’i nënshtrohet një kontrolli. Koncesionet, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë, por ne do i kontrollojmë”, tha ai.