Për vaksinën në SHBA? Publikohet FOTO: “Rama takon priftin grek në Nju Jork, është lobist për Biden”

Prej tre ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA, për të “siguruar vaksinën” kundër koronavirusit, siç tha para se të nisej.

Megjithatë, ka shumë pak informacion mbi takimet që ka zhvilluar Rama, dhe nëse ka arritur të kontaktojë me presidentin e kompanisë së vaksinës.

Së fundmi, zyrtarë të Partisë Demokratike e kanë akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka shkuar në SHBA për të siguruar vaksinën. Kreu i qeverisë është takuar në Nju Jork me priftin orthodoks grek Alexander Karloutsos, sipas mediave pranë të djathtës që kanë publikuar edhe këtë foto, duke aluduar se Rama po lobon që të takohet me presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Djali i priftit grek drejton një firmë këshilluese në SHBA dhe së fundmi është angazhuar në fushatën e Joe Biden.

“As Alexandros Karloutsos e as Alexandër Soros nuk merren me vaksinat e Covid19 po me të tjera “vaksina”…! Në fakt askush nuk e besoi Ramën në mashtrimin e rradhës se po shkonte të “luante çdo gur për të siguruar vaksinën “. Rama është gati të luaj çdo gur vetëm për interesat e tij, pushtetin dhe paratë”, shkruan ish-deputeti demokrat Edi Paloka.

gfgwhew4hdfh.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT