“Përmbytëm komunizmin, por nuk e mundëm atë”, inxhinierja nga SHBA: Në Shqipëri ekziston sërish…

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u diskutua gjatë lëvizja studentore e dhjetorit të vitit 1990, e cila solli një ndryshim të madh në historinë e shqiptarëve.
Në një lidhje “Skype” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte inxhinierja Mimoza Ferraj, e cila ka qenë pjesë e kësaj lëvizje studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri.
E pyetur Ferraj se e ka ndryshuar Shqipëria në këto 30 vite, ashtu siç ata do donin, ajo tha “metodat e qeverisjes janë njësoj”.
“Ne në atë kohë përmbytëm komunizmin por nuk e mundëm atë. Sistemi komunist u shkatërrua, por edhe pas 30-vitesh në Shqipëri ekziston, pasi ka mbytur shpresat e brezave të rinj. Metodat janë të njëjta”, tha ajo.