Përplasja e Maqedonisë me Bullgarinë ‘i mbyll derën’ e BE-së Shqipërisë, diplomatja europiane: Nëse dy shtetet ndahen, nuk vendosim për asnjë

Përplasja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë për “çështje bilaterale historike” i ka mbyllur dhe Shqipërisë derën e integrimit në Bashkimin Europian.

Mësohet se në Samitin e BE që do të mbahet nesër, nga agjenda është hequr dskutimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme nuk do të diskutojë nesër për asnjë nga dy vendet, për shkak të përplasjeve të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Maqedonia e Veriut janë parë me prioritet gjatë vitit 2020 dhe pritej që për dy vendet të miratoheshin “kornizat negociuese” për integrimin në BE. Por kur dy vendet tona përgatiteshin për konferencëne parë ndërqeveritare, duket se kjo nuk do të ndodhë në 2020.

Një diplomate europiane ka thënë se dështimi për miratimin e “kornizave negociuese” ka bërë që diskutimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hiqet nga agjenda. Sipas diplomatit, vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë për çështjet historike dhe të gjuhës, ka penalizuar dhe Shqiprinë.

“Si pasojë e bllokadës së vendimit për Maqedoninë e Veriut, që Bullgaria e ka bërë për shkak të çështjeve bilaterale historike, që nuk kanë vend në procesin e zgjerimit, nuk kemi mundur të vendosim as për Shqipërinë, sepse disa shtete kanë insistuar se, nëse nuk ka vendim për Maqedoninë e Veriut, nuk mund të vendosim as për Shqipërinë”, ka thënë personi në fjalë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT