Përplasje tek ish-Blloku me protestuesit/ Policët me skafandra, forcat Shqiponja dhe autobotet shpërndajnë turmën (VIDEO)

Policia është përplasur sërish me protuesit mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut.

Pas thirrjes së një prej protestuesve për t’u mbledhur tek kryqëzimi i Librit Universitar, kanë ndërhyrë menjëherë policët me skafandra, forcat Shqiponja dhe autoboti me ujë që ka shpërndarë turmën.

Forca të shumta policore kanë shtyrë turmën e të rinjve drejt sheshit Ëilson për t’i larguar.

Kjo nuk i ka ndaluar aspak të rinjtë që hidhnin gurë drejt policisë.

Ata kanë rrëzuar edhe koshat plehrave pasi i kanë vënë flakën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT