“Policia është përdhunuar, ditën e parë i la qëllimisht”/ Shpërthen Rama: Bjerini çuna sa të keni fuqi!

Kryeministri Rama i del në mbrojtje Policisë së Shtetit, kur thotë se ditën e parë të protestës ajo “është përdhunuar nuk është dhunuar”.
Në një konferencë me gazetarët, Rama theksoi se ditën e parë Policia ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi sepse ndjente peshën e ngjarjes së rëndë që kishte ndodhur, ku efektivi i Shqiponjave qëlloi për vdekje Klodian Rashën.
“Madje, natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje nga një segment brenda saj, policia është përdhunuar, nuk është dhunuar. Këtu përpara kryeministrisë. Është përdhunuar nuk është dhunuar. E keni parë vetë.
Unë personalisht jam ndjerë shumë keq për policinë e shtetit atë natë dhe kam kuptuar shpjegimin e bërë që në një farë mënyrë Policia e Shtetit atë natë ishte e qëllimshme në lejmin e atij përdhunimi sepse ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur si rezultat i aktit të një punonjësi policie. Qëndroi atje përpara, bjerini çuna sa të keni fuqi”, tha Rama ndër të tjera.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
Nuk e di kujt i referoheni, çfarë video shikoni ju. Se di këtë, mbase keni parë që policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë koëhs së shoqërimit. Padiskutim që kjo Polici e Shtetit sot mund të jetë e ngjashme me atë që ishte, aq sa është e ngjashme dita me natën.
Po të shikoni veprimtarinë e SHÇBA do ta kuptoni këtë që po ju them unë. SHÇBA është një njësi tërsisht e transformuar që drejtohet nga një oficer policie që ka shërbyer në Polici me të gjitha qeveritë. Si thotë dot njeri që është i njëanshëm.
Policia është dhunuar, nuk ka dhunuar, në tërësi. Nëse marrim pamjen e përgjithshme, policia është dhunuar. Komuniteti është dhunuar. Populli shqiptar është dhunuar. Kryeqyteti është dhunuar. Ky është fakt. Policia natyrisht ka një punë të vështirë për të qenë proporcionale. Unë mendoj se ka qenë proporcionale.
Madje, natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje nga një segment brenda saj, policia është përdhunuar, nuk është dhunuar. Këtu përpara kryeministrisë. Është përdhunuar nuk është dhunuar. E keni parë vetë.
Unë personalisht jam ndjerë shumë keq për policinë e shtetit atë natë dhe kam kuptuar shpjegimin e bërë që në një farë mënyrë Policia e Shtetit atë natë ishte e qëllimshme në lejmin e atij përdhunimi sepse ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur si rezultat i aktit të një punonjësi policie. Qëndroi atje përpara, bjerini çuna sa të keni fuqi.