Presidenti i zgjedhur Joe Biden vaksinohet kundër Covid-19, në transmetim “live” (VIDEO)

Pas zv.presidentit Mike Pence, edhe Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden ka marrë vaksinën kundër COVID -19.
Procesi i marrje së dozës kundër COVID-19 është në transmetim “live” përmes televizioneve dhe rrjeteve sociale.
Disa liderë botëtore janë vaksinuar live në televizion, për të treguar se vaksinat janë të sigurta.
Kujtojmë se në shtete të ndryshme qarkullojnë shumë teori konspiracioni, ç’ka i ka bërë qytetarët skeptikë për marrjen e vaksinave.
Biden ka marrë vaksinën e Pfizer, por sotnë SHBA do të bëhen edhe dozat e para të vaksinës së prodhuar nga Moderna, duke sjellë në një farë mënyre shpresë në vendin më të prekur në botë nga pandemia. /Gazeta SHQIP