Presidenti kroat shkon në Petrinja dhe përmend tërmetin e Durrësit në Shqipëri: Është i së njëjtës forcë, çfarë tmerri! Ky ka qenë një vit i tmerrshëm!

Presidenti Zoran Milanoviç dhe Kryeministri Andrej Plenković ndodhen në Petrinja pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Presidenti Zoran Milanoviç dhe Kryeministri Andrej Plenkoviç vizituan qendrën e Petrinja.

“E tmerrshme! Çfarë tmerri!, këto ishin edhe fjalët e para të presidentit të vendit Milanoviç.

“Ushtria është këtu. Kazermat mund të strehojnë disa qindra njerëz, familje. Por … është një tmerr. Ishte një vit i vështirë, i tmerrshëm. Ky është si të shtosh edhe një dhimbje listës me dhimbje pa fund. Kjo do të ndërtohet, por një njeri, një fëmijë humbi jetën. Vitin e kaluar tërmeti më i fortë ishte në Durrës, Shqipëri, 6, 4 ballë. Ky është praktikisht e së njëjtës forcë”, tha presidenti.

Dhe vazhdoi fjalën e tij duke thënë se këto raste, godasin më rëndë të varfrit.

“Gjithmonë godet më të varfrit. Dhe ky qytet është i varfëruar, ju e shihni, ka ndërtesa që janë ndërtuar me shumë se 150 vjet më parë,” tha ai.

Ai theksoi se mbështetet në ndihmën e BE për rindërtimin, njëjtë siç ndodhi me Shqipërinë vitin e kaluar.

Intensiteti i tërmetit shkatërrues u vlerësua në shkallët VIII-IX të EMS dhe u ndie, sipas qytetarëve, në Slloveninë fqinje, në Maribor dhe në kryeqytetin Ljubljanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT