Projekti NEST/ MFE publikon thirrjen për përzgjedhjen e ideve për “Menaxhimin e Destinacionit Inteligjent” në Shqipëri

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të projektit NEST – “Networking for Smart Tourism Development”, projekt i financuar nga programi Interreg – IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi, publikon thirrjen për përzgjedhjen e ideve dhe të kompanive me qëllim krijimin dhe eksperimentimin e tri itinerareve të reja tematike ndërkufitare, midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Karakteristikat e ideve për ndërtimin e itinerareve janë si më poshtë:
Një ose më shumë propozime mund të paraqiten nga propozuesi.
Propozimi për krijimin e rrugëve eksperimentale për “destinacionin e turizmit inteligjent” në Shqipëri, do të paraqitet sipas formës së bashkangjitur (shih Shtojcën A).
Duhet të plotësohet një formular i ndryshëm për secilin propozim që duhet të paraqitet.
Propozimi i vetëm përfshin një nga sektorët: trashëgimia kulturore dhe eno-gastronomi apo sporti dhe natyra.
Në përputhje me karakteristikën ndërkufitare të projektit dhe në bazë të zgjedhjeve të bëra nga partnerët e projektit, propozimet mbi trashëgiminë kulturore dhe eno-gastronominë duhet të promovojnë ndërtimin e itinerareve me temën vijuese: “Zbulimi i kohës para-romake dhe bota romake” dhe propozimet për sportin dhe natyrën duhet të kenë të bëjnë me: “Ecje në këmbë, biçikletë dhe sporte në parqe natyrore”.
Propozimi duhet të përfshijë aktivitete në të paktën dy faza, ose dy vendndodhje në Shqipëri.
Ai gjithashtu duhet të përmbajë përshkrimin e të paktën dy llojeve të ofertave për turistët, midis atyre që tregohen këtu, si për shembull:
a) vakt në një restorant ose shtëpi në fermë;
b) provë e produkteve tipike;
c) laborator eno- gastronomik;
d) vizitë dhe përvoja në ndërmarrjet agro-ushqimore;
e) vizitë dhe përvojë në dyqanet artizanale dhe bizneset lokale;
f) Ekskursion në këmbë, me biçikletë ose mjete të tjera ekologjike;
g) Ekspozitë artistike ose punëtori artistike;
h) Turne me guidë në një sit me interes historik-artistik-arkitektonik;
i ) Aktivitet sportiv;
j) Punëtori tematike;
Objektivat specifike të këtij aktiviteti:
– të sigurojë konceptet themelore të “menaxhimit të destinacionit turistik SMART dhe të inovacionit të firmave turistike”;
– të prezantojë modelet, aplikacionet dhe shtigjet kryesore në fushën e inovacionit, teknologjive dixhitale, qëndrueshmërisë dhe aksesit, duke analizuar praktika specifike dhe duke zhvilluar hipoteza në kuadër të projektit;
– të sigurojë njohjen e përdorimit të mjeteve metodologjike dhe operacionale si për të kontribuar në krijimin e “destinacioneve të turizmit SMART” ashtu edhe për të hartuar dhe promovuar shtigje/itinerare “SMART” të afta për të tërhequr turistë në vendet në zonat ndërkufitare (Itali, Shqipëri dhe Mal i Zi).
Për më tepër informacion: