Protestat s’kanë mbaruar, njoftohet një tjetër për vrasjen e 25-vjeçarit: Pa drejtësi, nuk ka qetësi

Një tjetër protestë është njoftuar se do të mbahet ditën e sotme në kryeqytet, ku kërkohet drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili u vra dy ditë më parë nga një efektiv policie.

Në një njoftim në rrjetet sociale, bëhet me dije se protesta do të mbahet rreth orës 16:00, para ambienteve të Ministrisë së Brendshme nën moton ‘pa drejtësi nuk ka qetësi’.

Kujtojmë që pasditen e djeshme u zhvillua një protestë para ministrisë së Brendshme, ku qytetarët protestuan për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra në orët e para të mëngjesit të së hënës nga një efektiv policie.

Me pankarta në duar, qytetarët kanë bërë thirrje për drejtësi, ndërsa nuk kanë munguar as sharjet në drejtim të qeverisë, ndërkohë që ka patur edhe tentative për të goditur me gurë xhamat e ministrisë.

“Poshtë komunizmi”, “Unë jam Klodiani”, “Drejtësi për Klodianin” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, që tashmë janë grumbulluar para ministrisë, e cila është e rrethuar nga kordone policore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT