Protestuesit i vënë ZJARRIN pemës së Vitit të Ri, emri i Klodian Rashës shkruhet në ‘Murin e Kujtesës’ (VIDEO-FOTO)

Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë, ndërkohë që disa prej tyre kanë prishur zbukurimet e pemës së Vitit të Ri, si dhe i kanë vënë flakën.

Mijëra protestues janë mbledhur në shesh duke bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa thonë se protesta nuk do të ndalet derisa të plotësohet kërkesa e tyre.

Ndërkohë emri i Klodian Rashës është shkruar te “Muri i Kujtesës”, në të cilin janë të shënuar në formë simbolike me yje efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës.

Screenshot_19.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT