Protestuesit kërkojnë të ngrenë qytetaret nga lokalet në ish-Bllok: Mos rrini duke bërë video, po hajdeni

Protestuesit në zonën e ish-Bllokut u kanë bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen atyre në protestë e jo që të qëndrojnë në kafe e të bëjnë video për rrjetet sociale.

Më konkretisht, këta të fundit u kanë thënë: Hajdeni me ne, mos bëni video në Instagram.

Ndërsa këta të fundit nuk kanë reaguar.

Ashtu siç pritej dita e tretë e protestës ka rikthyer sërish kaosin në kryeqytet. Kjo dukej ende pa filluar protesta, kur rrugëve të Tiranës u panë furgona të shumtë policie që po përgatiteshin për përrplasjet e radhës.

Irritimi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë edhe tre ditë nga ngjarja e rëndë, ishte po i njëjtë.

Grupe të mëdha të rinjsh të shpërndarë në zona të ndryshme të qytetet, shkaktuan vatra tensioni e përplasjesh me uniformat blu

Back to top button
LAJMET E FUNDIT