Protestuesit mbërrijnë te dera Kryeministrisë, tre furgona të FNSH-së me urgjencë drejt tyre! Rrethohet godina (PAMJET)

Degjeneron në dhunë protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që prej disa orësh po mbahet para Ministrisë së Brendshme.

Qindra protestues kanë qëlluar me sende të forta duke thyer xhamat e Ministrisë, teksa kanë brohoritur duke kërkuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Në një moment, protestuesit kanë tentuar të shqyejnë derën duke tentuar të hyjnë brenda godinës.

Tashmë një pjesë e madhe e protestuesve kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ndërsa godina është rrethuar nga forca të shumta policie. Tre furgona shtesë me efektivë të FNSH-së, janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë.

fgdthjrdtjertjrftj.jpg

ghthe5rh45rj.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT