“Pusho! Mbylle tani!”/ Silva Bino përplaset ashpër me Tritan Shehun, ish-ministri: Merre me qetësi, s’dua të sëmuresh

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino është përfshirë në një debat të ashpër me ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehu.
Debati i ashpër në emisionin OPEN në Top Channel u zhvillua teksa po diskutohej mbi vaksinën dhe afatet e mundshme të ardhjes së saj në Shqipëri.
Ndërsa Bino po fliste për kontrat me kompanitë farmaceutike, Tritan Shehu ndërhyri disa herë, duke sjellë edhe acarimin e shefes së Epidemiologjisë.
Debati:
Bino: Ore ti , ku i gjen këto, Flet kot më kot tani. Mbylle tani!
Shehu: O Silva mos u nxeh aman,. Merre me qetësi se s’dua të sëmuresh. Ti nuk as epidemiologe, ku e di këtë punë ti.
Bino: E kam bërë me program. Mos më ofendo. Mbylle tani. Kaq! Ofendon pa pikën e respektit. Nuk të ka lezet. Nuk të ka pikën e lezetit që ofenton. Kemi punuar aq e kaq vite. Prandaj mos ofendo. Dëgjo me vëmendje.
Shehu: Do punojmë bashkë dhe në të ardhmen Silva.
Bino: Po atëherë më lër të flas.