“Qepë kundër gazit e qumësht kundër sprejit”/ Përfaqësuesi i VV në Tiranë jep ‘këshilla’ për protestën

Protesta për vrasjen e Klodianit do të vazhdojë edhe sot në ditën e 6 të saj. Thirrjes për të marrë pjesë në të i është bashkuar edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi.

Duke parë që protestuesit kanë hasur vështirësi përballë gazit lotsjellës dhe autoboteve të policisë së Shtetit, Abazi madje ka dhënë edhe disa këshilla pë rata që do të jenë pjesë e protestës.

“Qumësht, kundër sprejit të piperit. Qepë, kundër gazit lotsjellës. Populli e ka shkarkuar Ardi Veliun. Qeveria tani duhet vetëm ta zyrtarizojë këtë vendim që t’i hapet rruga hetimeve, dhe t’i lirojë të gjithë të arrestuarit. Drejtësi për Klodianin. Shihemi te sheshi,” shkruan Abazi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT