Rama flet për Bashën dhe Berishën: I pari nuk është lider, Saliu është shumë i vendosur dhe i aftë të shkojë drejt objektivit

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” ka folur edhe për dy kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Për Bashën ai thotë se nuk është lider dhe nuk ka karakter, pasi aim err formën e “vazos”, gjë të cilën lidertë nuk duhet ta bëjnë.

“Lulzim Basha nuk është lider. Lulzim Basha është një drejtues pa karakter. Nuk ka karakter, si të them. Kjo tryezë ka karakter, ky abazhur ka karakter, ky mermer këtu ka karakter, ndërkohë që ajo është një lloj paluzeje, që nuk di merr formën, nuk di. Se ka politikanë që marrin formën e vazos gjithmonë, por nuk janë lider. Nuk ka lider që merr formën e vazos”, tha Rama.

Për sa i përket Berishës, Rama e cilësoi si një njeri karizmatik, shumë të vendosur dhe shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit.

“Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim, jo si mjet për të arrit qëllimin. Kjo e ka penguar jashtëzakonisht shumë. Pozitive për Berishën në aspektin e punës është e vështirë t’i gjej, në aspektin e metodës, vështirë. Në aspektin e lidershipit, po. Ka qenë dhe është karizmatik, shumë i vendosur dhe mbi të gjitha shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT