Rama jep lajmin e mirë, takim me bosin e Pfizer: Ambicia jonë të fillojmë vaksinimin brenda…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bosin e Pfizer, kompanisë që ka zhvilluar vaksinën 95% efektive ndaj koronavirusit.
Me një shënim në Twitter, Rama bën me dije se pavarësisht vështirësive, do të bëhet i mundur nisja e vaksinimit në Shqipëri brenda dy muajve të parë të vitit 2021.
Postimi:
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin e mirë se vaksinimi kundër koronavirusit në vend, mund të fillojë brenda dy muajve të parë të vitit 2021.
Lajmin kryeministri e bën të ditur nëpërmjet një shënim në Twitter, ku mes të tjerash bën me dije se ka zhvilluar një takim me bosin e Pfizer.
Rama thotë se prodhimi është ende shuam më i ulët se sa kërkesa botërore për vaksina, por shton me bindje se Shqipëria do të jetë në listën e vendeve që kërkojnë vakasinën.
Përveç Pfizer, Rama thotë se do të ketë komunikime edhe me Moderna dhe Astrazeneca për vaksinën e zhvilluar prej tyre.