Rama mungoi gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vjosa Osmani komenton mungesën e kryeministrit

Ditën e sotme, Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë fjalimit të saj, mungonte kryeministri Edi Rama, i cili kishte caktuar aktivitetete të tjera në agjendën e tij. Një moment që është komentuar gjatë në rrjetet sociale.
Por, ky episod duket se ka kaluar pa vënë re nga Vjosa Osmani.
Në intervistën për “Ilva Now” në Euronews Albania ajo tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tij dhe nuk i kishte ndjekur mediat për ta kuptuar këtë.
“Nuk e kam vënë re në të vërtetë, dhe nuk i kam lexuar mediat, por tani po e di,” – tha Presidentja në detyrë e Kosovës.