Rama për ngushëllim në familjen Rasha, Berisha: Nuk shkoi si mik, por si hasëm

Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama qëndroi 72 orë me ‘gojën e kyçur”, ndërsa u shpreh se ai shkoi në shtëpinë e të ndjerit, Klodian Rasha si hasmë.

“Ku ishte këto 72 orë, kush ia mbylli gojën atij? Mbërritja për ngushëllim në shtëpi është një traditë shqiptare. Edi Rama nuk shkoi si mik në shtëpinë e tij. Ai shkoi në shtëpi si hamsi. Në mort pritet edhe hasmi,” tha ndër të tjerat Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT