“Rama shkoi në Nju Jork dhe erdhi duar bosh”- Basha: Unë do të sjell vaksinën në Shqipëri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se ka marrë zotime nga ata që i konsidero “miq të huaj”, për furnizimin me vaksinën kundër koronavriusit.

Në një konferencë për shtyp, Basha akuzoi Ramën se dështoi për të siguruar vaksinën për vendin, ndërsa tha se shkoi në Nju Jork, por “erdhi duarbosh”. B

Basha tha se është e rëndësishme që të fillohet vaksinimi i personelit shëndetësor “një orë e më parë”

Shkoi për vaksinën në Nju Jork, erdhi duarbosh. Kam marrë zotime nga miqtë e huaj për furnizim me vaksinë, që të fillojmë vaksinimin shëndetësisë një orë e më parë. Por insistoj dhe do insistoj deri sa ta shporrim të keqen që paratë mos të shkojnë për shpenzime luksoze, pro aty ku kanë më shumë nevojë shqiptarët. Planit tonë me 5 hapa i janë bashkuar me qindra ekspertë e profesionistë. Është thirrja për t’i dhënë fund kësaj maskarade. Duhet nisur paketa e ndihmës, së pari për shëndetësinë. 6 muaj bëmë thirrje për hapjen e spitaleve rajonale, sot njoftojnë që do hapet i Elbasanit. Anija e Edi Ramës po fundoset. Edi Rama nuk do të flasë për prioritet e shqiptarëve, këtu është vëmendja ime dhe PD deri kur t’i japim fund këtij makthi. 25 prilli është mjaftueshëm kohë për të na bërë të gjithëve bashkë, për largimin e Edi Ramës. E vetmja shpresë është bashkimi me PD”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT