VIDEO/ Rama sulmon Rusinë: I lini provokimet qesharake! Keqardhje për ju, nuk është normale të silleni si…

Kryeministri Edi Rama ka siluruar fuqishëm Rusinë, e cila dje nëpërmjet përfaqësisë diplomatike kishte kërkuar nga qeveria shqiptare të blejë vaksinën Sputnik V kundër Covid-19.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama e ka konsideruar postimin e ambasadës ruse një “provokim” dhe një mënyrë jo serioze e shtrimit të kësaj çështje.

“Kam menduar se ka qenë një meme që ambasada e Rusisë kishte postuar një ritweet, të drejtorit të Komunikimit të shefes së KE-së. Për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla, e them e nuk i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, është një provokim qesharak”, theksoi Rama.

Kryeministri shtoi se “Ajo që e quani ju si kërkesa e Rusisë, që ishte një ripostim në rrjetet sociale, mendova se ishte një meme, e papërshtatshme që një shtet serioz të bëjë provokime të tilla. Nuk është normale te sillet si konkurrent i Portokallisë, ndaj shpreh keqardhjen”, tha Rama.

Ai ka bërë të ditur më pas qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptare për të marrë tre nga vaksinat e njohur nga BE.

“Jemi të përqendruar me Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca. BE është e drejtuar drejt tyre dhe s’kemi arsye të paragjykojmë vaksinën kineze apo ruse, respekt por duke parë edhe të tjerët jemi fokusuar në këto drejtime.

Nëse do ta shikojmë të arsyeshme pa asnjë paragjykim do shohim dhe alternativat e tjera. Postimi ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm. Një ndjesë e ambasadës do ishte i mirëpritur”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT