Raporti i Këshillit të Europës: Shqipëria duhet të zbatojë kornizën ligjore për të parandaluar korrupsionin e zyrtarëve

Në një raport të ri, Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) konstaton se në Shqipëri, kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe këshilltarëve të tyre politikë dhe të policisë, është gjithëpërfshirës, ??por gjithsesi tepër kompleks.
GRECO i bën thirrje Shqipërisë të përqendrohet në zbatimin efektiv të ligjit, veçanërisht duke përmirësuar kapacitetin e organeve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe përmes një qasjeje proaktive ndaj hetimeve.
GRECO rekomandon në veçanti që një manual që përpilon standardet dhe rregulloret e zbatueshme t’u vihet në dispozicion personave që mbajnë poste të larta ekzekutive.
Ajo këmbëngul që çdo ministri të miratojë shpejt një plan integriteti dhe që ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët duhet të informohen rregullisht për masat për të siguruar integritetin e tyre.
GRECO shpreh dyshime në lidhje me zbatimin efektiv të Kodit Ministror të Etikës 2013 dhe funksionimin aktual të komitetit të etikës bashkangjitur me të.
Dëshiron që të hartohen dhe zbatohen rregulla të qarta pas punësimit. Kuadri i përgjithshëm që detyron të interesuarit të deklarojnë pasuritë e tyre është krijuar.
Grupi i Këshillit rekomandon masa për të siguruar më shumë stabilitet në pozitat e larta në polici, pavarësisht nga konteksti politik. Shqipëria duhet të paraqesë në GRECO deri më 30 Prill 2022 një raport mbi masat e marra për të zbatuar këto rekomandime.
GRECO thotë se në Shqipëri, legjislacioni dhe kuadri kundër korrupsionit dhe për integritetin është gjithëpërfshirës, por disi kompleks. Legjislacioni është miratuar për aspekte të ndryshme të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe disa institucione kanë rol në zbatimin e tij, ndërkohë që nga viti 2018 Ministria e Drejtësisë ka marrë rolin e koordinatorit kombëtar kundër korrupsionit.
GRECO vlerëson këtë kuadër ligjor gjithëpërfshirës dhe ambicioz që mbulon aspektet më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit. “Fokusi tani duhet të vihet në koherencën e tij të përgjithshme dhe në zbatimin efektiv të këtyre normave, në përmirësimin e kapaciteteve të organeve përgjegjëse për zbatimin e tij dhe në miratimin e një qasjeje proaktive në drejtim të kontrollit administrativ dhe gjyqësor. Disa bashkëbisedues konsideruan se normat e ndryshme janë disi të shpërndara dhe të vështira që të gjithë aktorët përkatës të punojnë me to. Është shfaqur shqetësimi që jo të gjithë subjektet e këtij legjislacioni kanë dijeni si duhet për normat që duhet të zbatojnë”, thuhet në raport.
Lexoni raportin e plote duke klikuar: KETU