Reagon sërish Rama për dhunën: Vetëm terroristët e Boko Haram përdorin fëmijët si kamikazë

Kryeministri edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjet e dhunshme në Shkodër.

Në një postim në rrjetin twitter, Rama ka shpërndarë një video nga Shkodra ku shikohen disa të mitur që po kryejnë aktet e dhunshme në selinë e PS-së në Shkodër.

E pikërisht në këtë aspekt ai ka akuzuar PD e LSI se po abuzojnë me të miturit, si grupet terroriste famekeqe, si ai i Boko haramit në Afrikë.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!”, shkruan Rama. GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT