Rruga ku 25 vjeçari u vra nga polici merr emrin e Klodian Rashës, ja FOTOT

Një rrugë në Tiranë mban emrin e Klodian Rashës. Është pikërish rruga ku 25-vjeçari u vra nga një efektiv police më datë 8 dhjetor në Tiranë, pranë shtëpisë së të riut, e cila ka marrë emrin e tij, Klodian Rasha. Vendimi u miratua në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës pak ditë më parë, ndërsa sot është vendosur tabela me emrin e rrugës.

Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që e njoftoi pak ditë më parë që një gjë të tillë ia kishte kërkuar i ati i 25-vjeçarit, Qazim Rasha gjatë vizitës për ngushëllim pas ngjarjes së rëndë.

Klodian Rasha u ekzekutua nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili ndodhet pas hekurave për ngjarjen e rëndë, që pasoi me protesta të shumta dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

Rruga ku 25 vjeçari u vra nga polici merr emrin e Klodian Rashës, jaRruga ku 25 vjeçari u vra nga polici merr emrin e Klodian Rashës, ja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT