Sali Berisha: Enver Hoxhën nuk e kam vizituar kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ën emisionin “Opinion” se nuk e ka vizituar kurrë Enver Hoxhën, ndërsa shtoi se familja e diktatorit nuk e ka kërkuar kurrë atë si mjek.

Ai tregoi se ka patur ofertë për të qenë mjek i Klinikës Special por nuk ka dashur ta pranojë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qënë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk e kam pranua?

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha: Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimve e shkencore. Faktikisht mjekët aty ishin shoqërues. Por unë nuk kam pësuar asgje nga ky refuzim. Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën.

Image may contain: 3 people

Back to top button
LAJMET E FUNDIT