S’besonte te COVID dhe bënte thirrje kundër maskës/ Infektohet avokat Goxhaj: Jam lodhur nga temperatura, më kanë kryqëzuar me mallkime dhe vrer

Personazhi i njohur i përplasjeve me efektivët e policisë Altin Goxhaj, ka njoftuar ditën e djeshme se është infektuar me Covid-19.

Ai thotë se ka kaluar një natë të vështirë me temperaturë dhe se sot u zgjua duke lexuar mallkimet e qytetarëve të cilët i kujtonin kohën kur propagandonte në rrugët e Tiranës se maska mbrojtëse nuk duhet mbajtur apo edhe se pandemia nuk ekziston.

“Mirmjes.

Një natë e lodhshme prej temperaturës, pastaj lexoj një tufë mallkimesh dhe vreri të kryqëzuar nga freshistë dhe luldhimsa..

Vreri i tyre ndaj meje më kujton letërsinë e realizmit socialist për urrejtjen ndaj “armikut të kllasës”

Një mender i ndarë në 2 pjesë janë që po bëjnë prova gjenerale për bashkëqeverisje“, thotë Goxhaj i cili deri më tani fatmirësisht nuk ka shfaqur pasoja të tjera përpos atyre që kishte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT