Serwer i reagon gazetës së Vuçiqit që ofendoi shqiptarët dhe kryqëzoi atë, Albrightin dhe Engelin

Pas ofendimit që iu bë shqiptarëve, si dhe akuzimit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ish-kongresmenit Elliot Engel, si dhe profesorit Daniel Serwer nga gazeta serbe ‘Informer’, ky i fundit ka reaguar duke e quajtur përdorimin e fjalës ‘siptari’ si ofenduese.

Reagimin e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke pyetur “Si e pretendoni sovranitetin mbi një popullsi që përbën 90%’shin , të cilëve ju referoheni me term racist?”, duke konsistuar në shqiptarët, raporton Gazeta Express.

Me të vërtetë nuk e kam problem pjesën “duke kërkuar Serbinë të njohë Kosovën dhe të shfuqizojë Serbinë”. Kjo është e saktë. Kritika qëndron tek përdorimi i një termi racist për shqiptarët. Si e pretendoni sovranitetin mbi një popullsi që përbën 90%, të cilëve ju referoheni me një term racist?”, ka shkruar Serwer në llogarinë e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT