Shokët e Klodjan Rashës në protestë, i drejtohen me lot në sy policit: Mund të ishte nipi yt

Shokët e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që u vra mëngjesin e djeshëm ng anjë polic, kanë qenë të pranishëm në protestën e sotme, duke kërkuar drejtësi në emër të tij.

Njëri prej tyre, me lot në sy, i është drejtuar një efektivi policie, duke i thënë se në vend të Klodjanit, mund të kishte qenë dhe nipi i tij që kthehej në shtëpi.

“Mund të ishte nipi yt që kthehet në shtëpi, kë po mbron?”, shprehet shoku i viktimës.

Protesta vijon, ndërsa një pjesë e protestuesve janë zhvendosur nga Minsitria e Brendshme para kryeministrisë, ku kanë tentuar edhe të hedhin në tokë pemën e Krishtlindjeve të vendosur para godinës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT