Shorti i KED-së, zgjidhet armikja e PS-së

Në presidencë po zhvillohet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Si për koincendcë anëtare të KED-së është zgjedhur nga shorti Marsida Xhaferllari. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një emër tejet i kontestuar nga mazhoranca, madje përzgjedhja e saj nga presidenti Meta solli përplasje të forta.
Madje PS-ja e përfshiu edhe pjesë e objektit të hetimit duke cilësuar si shkelje procesin e përzgjedhjes, pasi kreu i shtetit zgjodhi të katërtën në renditje. Ndërsa pretenduan se duhet të zgjidhte Arta Vorpsin.
Tashmë Xhaferllari do të jetë në KED ku do të ketë si detyrë për zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa si anëtare e dytë u zgjodh Elsa Toska. KED e re do të nisë punë në vitin 2021.
Dy anëtarë te tjerë Tusha dhe Papajorgji janë zëvendësues.