Shpërthen Yuri Kim: Mjaft me lojra, njerëzit nuk duan të presin deri në zgjedhjet e ardhshme

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës ka dhënë një mesazh të rëndësishëm ndaj klasës politike shqiptare.

Diplomatja amerikane kërkon plotësimin e menjëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur se nuk është koha për lojra tani dhe se koha është për të vendosur tani.

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra!”, ka deklaruar Kim.

Intervista e plotë e ambasadores Kim do të transmentohet sot në ora 18:00 në Zërin e Amerikës, ku ambasadorja mund të japë edhe një vlerësim mbi zgjedhjet e situatën politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT