Shpërthimi i Covid/ Fico tregon 3 qytetet më problematike në Shqipëri

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico deklaroi se Shqipëria vijon të ketë incidencë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Ajo bëri të ditur se qarqet më problematike janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha.

“Incidenca është 356 raste për 100 mijë banorë dhe kjo shifër mbetet më e ulët se vendet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

Dy prefekturat me incidencë më të lartë janë Tirana e Gjirokastra dhe më pas Lezha. Grupmoshat më të prekura 55-64 vjeç dhe më pas 65-75 vjeç. Ka rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive”, sqaroi Fico.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT