SHPRESË për shqiptarët/ Varhelyi jep lajmin e mirë: Po punojmë që vaksinat anti-Covid të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor

Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhënë një lajm të mirë për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë që BE po punon që vaksinat kundër koronavirusit të jenë të disponueshme edhe në Ballkan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se po ndahen fonde për aranzhimet mbështetëse.

“Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Presidentja e Komisionit Evropian lajmëroi se në BE do të nisë vaksinimi në datat 27,28 dhe 29 dhjetor.

Vaksinat do të jenë të disponueshme edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT