Si në asnjë protestë më parë/ Pa asnjë mjet mbrojtës, policët përballen me protestuesit me duar (FOTO)

Me tensione e përplasje është shoqëruar protesta e sotme para Ministrisë së Brendshme dhe më pas para Kryeministrisë, ndërsa ndryshe nga çdo protestë më parë, efektivët e policisë janë përballur me protestuesit pa asnjë mjet mbrojtës, por vetëm me duar.
Protestuesit janë përplasur disa herë me policinë, ndërsa pati dhe të lënduar, një polic e një gazetar.
Aktualisht protesta është zhvendosur para kryeministrisë, ndërsa të acaruar protestuesit i kanë vënë flakën edhe pemës së Krishtlindjeve para godinës.