SKANDAL/ ‘Ngjeshur’ me njëri-tjetrin, të moshuarit në rradhë te Posta Shqiptare për të marrë pensionin

Dhjetëra pensionistë presin në radhë paraditen e sotme përpara Postës Shqiptare te rruga ‘Bardhyli’ në Tiranë për të marrë pensionin.

Edhe pse numri i të prekurve nga Covid-19 dhe viktimave këto ditë ka qenë mjaft i lartë në vendin tonë, të moshuarit nuk kanë treguar kujdes me ruajtjen e distancimit social.

Siç shihet edhe në foton më poshtë të siguruar nga newsbomb.al të moshuarit janë ‘ngjeshur’ me njëri-tjetrin para sportelit dhe presin që të marrin pensionin.

Nuk dihet se çfarë ka shkaktur dyndjen e të moshuarve tek filiali i postës, mungesa e stafit apo diçka tjetër.

Kujtojmë që në fillim të pandemisë, në muajin mars Posta Shqiptare mori vendim që të rikthente në skemë shërbimin në banesë, për mos krijuar rradhët e gjatas siç po ndodh sot, duke parandaluar kështu edhe përhapjen e koronavirusit.

Screenshot_4.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT