S’kishte ndodhur më parë/ Pas 30 vitesh protestuesit dëmtojnë edhe … (FOTO)

Irritimi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nxitur qytetarët të dalin në protestë përgjatë këtyre dy ditëve.
Por nuk kanë munguar as përplasjet me policinë, gjuajtja me gurë e me sende të forta drejt tyre, si dhe dëmtimi i trotuareve, dekorimeve apo institucioneve.
Për herë të parë që kur në vendin tonë janë dëmtuar edhe institucione si Muzeu apo Biblioteka Kombetare. Gazeta Shqip ka siguruar foto nga vendngjarja.
Institucionet ku ruhen thesaret e kombit, nuk jane prekur pavarësisht çdo proteste, por kësaj here protestuesit nuk janë kursyer as me këto dy institucione.
Përmes një njoftimi për mediat, biblioteka njoftoi se do të mbyllet përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara mbrëmjen e 10 dhjetorit.